Logoogo




AL
AL
MK
MK
EN
EN
•   FAQJA KRYESORE
•   PROFILI
•   GALERIA
•   VIDEO
•   KONTAKTI

“MAKALB KOMPANI”- Shkup është kompani me seli në Shkup.
Kjo kompani merret me prodhimin e materialeve inerte, prodhon fraksione të këtyre dimensioneve 0-4mm; 4-8; 8-16; 16-31,5 mm; të cilat përdoren në ndërtimtari për prodhimin e betonit të freskët, suvatim, tamponë për rrugë, trotuare dhe parkingje.
Këto materiale përdoren edhe për prodhimin e pllakave të bekatonit dhe blloqe betoni për ndërtim të mureve.
“MAKALB KOMPANI” posedon tre gurëthyese moderne me dy separime me sita të shumëllojshme, me kapacitet të lartë prej 150 t/h dhe me makineri përcjellëse dhe lopata ngarkimi, makina me tre akse dhe ekskavator me zinxhir."MAKALB KOMPANI" bën thyerjen e gurit dhe e shndërron atë në rërë, pluhur si dhe në fraksione të lloj-llojshme ndërsa është kompania e vetme në Maqedoni e cila prodhon kokrra në formë të gjilpërëzave.
“MAKALB KOMPANI” merret edhe me eksploatimin, thyerjen e kuarcit dhe rërën e kuarcit. Sistemi i thyerjes është sistemi i mirënjohur austriak "mashinen fabrik liezen"

Është kujdesur edhe për aspektin ekologjik, përmes një sistemi me ujë me vegla të posaçme për stërpikje është minimizuar ngritja e pluhurit, duke u kujdesur kështu edhe për ambientin jetësor. “MAKALB KOMPANI”gjithashtu bën edhe minimin e shkëmbinjve me sistem të posaçëm nonel, i cili nuk është i dëmshëm për ambientin, nuk shkakton vibracione dhe nuk bën zhurmë.
Kompania gjithashtu merret edhe me ndërtimin e objekteve të kategorisë së ulët. E furnizon me kuarc kualitativ kombinatin metalurgjik “Silmak” – Jegonovcë (Jugohromin e dikurshëm).
Gurëthyesi, që është pronë e kësaj kompanie, gjendet në largësi prej 19 km. nga Shkupi, në afërsi të fshatit Grupçin dhe 200 metra nga autostrada Shkup – Tetovë. Inxhinieri Shefki Aliti, si drejtor i kësaj kompanie dallohet me përvojën e tij 35 vjeçare ndërsa drejtor i gurëthyesit është arkitekti Arben Aliti.